Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për sjellje që, sipas tij, tallet me Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës. Ai tha se deputetët e LVV-së kanë kontaktuar vazhdimisht me deputetët e PDK-së për të siguruar mbështetjen e Nenad Rashiqit për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb në seancën e sotme konstituive, Krasniqi deklaroi se LVV po e ka kthyer Kuvendin në një “Big Brother”, duke i treguar publikut se kush “fiton e kush humb”, dhe se kjo është një mungesë totale përgjegjësie dhe një qasje shpërfillëse ndaj Kushtetutës.
“Insistimi i LVV-së për të votuar Nenad Rashiqin është bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe çdo ditë deputetë të partisë sonë janë kontaktuar për këtë qëllim. Ky nuk është një akt historik, por një përpjekje për të menaxhuar seancat sipas interesave të tyre politike,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar takime me nënkryetarët e partive të tjera për të siguruar votat për Rashiqin, ndërsa kryeparlamentari Dimal Basha ka vepruar sipas udhëzimeve të deputetes Albulena Haxhiu dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Krasniqi konfirmoi gjithashtu se ka refuzuar të takohet me Albin Kurtin për këtë çështje, duke theksuar se qëllimi i LVV-së është thellimi i krizës politike në vend. PDK ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të hënën në orën 13:00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.