Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se pa një marrëveshje politike nuk mund të arrihet asnjë zgjidhje për funksionimin e Kuvendit, duke shtuar se aktualisht nuk ekziston shumicë parlamentare.
Abdixhiku kritikoi kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, për vazhdimin e shkeljeve të Kushtetutës dhe për pretendimin se Kuvendi është konstituar, pa interpretuar qartë normat kushtetuese.
“Në këtë pikë shihet edhe naiviteti i partive të tjera, të cilat jo vetëm që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar, por na lënë me një kryetar si Dimal Basha, i cili sot vazhdoi me shkelje të Kushtetutës dhe pretendon se Kuvendi është konstituar pa interpretim të qartë kushtetues,” tha Abdixhiku.
Ai theksoi se vetëm dialogu dhe marrëveshjet politike mund të çojnë në funksionimin normal të institucioneve të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.