Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është detyrë jetike që Lista Serbe të mos jetë pjesë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmet ndaj Kushtetushmërisë dhe institucioneve të vendit.
“Meqenëse ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, KFOR-it, misioneve të huaja, gazetarëve e qytetarëve, është detyrë jetike që ky subjekt të mbetet jashtë Kryesisë”, shkruan Sveçla.
Deklarata vjen në një kohë kur debati për përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë në institucionet e vendit është bërë temë qendrore politike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.