Policia greke ka finalizuar një operacion antidrogë në Selanik, duke vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua teksa lëvizte me motoçikletë.
Sipas mediave greke, gjatë kontrolleve në dy banesa – njërën ku i riu jetonte dhe tjetrën të përdorur si magazinë – u zbuluan dhe sekuestruan një çantë sportive me 21 pako që përmbanin 22 kg e 361 gram marijuanë, si dhe 800 paketa cigaresh kontrabandë.
Gjithashtu, policia sekuestroi edhe një telefon celular dhe motoçikletën që përdorej për transportimin e mallrave të paligjshme.
31-vjeçari shqiptar tashmë ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes dhe lidhjet e tij kriminale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.