Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, me origjinë nga Berati, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi, duke e lënë të plagosur.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Shabanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Aktualisht, Interpol Tirana është në bashkëpunim me Interpol Athinën për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.