Kurti: Dokumentimi i krimeve ekonomike në luftë i shërben kujtesës kolektive

E martë, 17 Nëntor, 2026

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar aneksin e Metodologjisë së punës, që ka për qëllim dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e dokumentimit të këtyre krimeve, duke e cilësuar si pjesë integrale të së vërtetës historike. Ai ka shtuar se, përveç jetëve të humbura dhe dëmeve personale, dëmtimi ekonomik nga agresori serb është i madh dhe duhet të dokumentohet si element i kujtesës kolektive të brezave.

“Dokumentimi i krimeve ekonomike është jo vetëm pjesë e funksionimit arkivor dhe akademik, por edhe instrument drejtësie dhe transparence. Përmes një metodologjie të qartë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojmë një arkiv të besueshëm, i cili do të shërbejë për brezat që vijnë”, ka deklaruar Kurti.

Drejtori ekzekutiv i Institutit, Atdhe Hetemi, ka përmendur arritjet e deritanishme dhe bashkëpunimet rajonale me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Hetemi ka shtuar se aneksi metodologjik është rezultat i një pune të përbashkët, duke siguruar që mbledhja, verifikimi dhe analiza e krimeve ekonomike, sociale dhe kulturore të bëhen sipas standardeve më të larta etike, ligjore dhe shkencore.

Ky prezantim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një arkivi gjithëpërfshirës, që synon të ruajë kujtesën historike dhe të ofrojë bazë për drejtësi dhe transparencë në të ardhmen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.