Kosovë/ Ndërpritet seanca, s’ka konstituim të Kuvendit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të enjten prej orës 11:00. Deputetët, në seancën e sotme përkundër zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve nga tri partitë e mëdha shqiptare, si dhe atë nga komunitetet jo serbe, dështuan ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb.

Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e nënkryetarit nga deputetët e Listës Serbe, përmes shortit dështoi të zgjedhet nënkryetar edhe deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, parti tjetër nga Lista Serbe.

Rashiq mori vetëm 55 vota për, një deputet ishte kundër, kurse shtatëmbëdhjetë sosh abstenuan. Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim fare në momentin e votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.

Sot, gjatë ditës, me 73 vota për është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.