Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur pranë institucioneve kryesore, ndërsa efektivët e Policisë Rrugore, forcave “Shqiponja” dhe forcave të rendit janë vendosur në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në këtë 114-vjetor të Pavarësisë është vendosja e flamurit kuqezi në parzmoret e efektivëve, patrullat dhe automjetet e policisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, policia ka vendosur në gatishmëri tetë autobotë me ujë, dronë dhe kamera me rezolucion të lartë për monitorimin e situatës. Efektivët janë pajisur gjithashtu me spraj piperi dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, janë shtuar kontrollet në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve, disa persona të cilësuar si të padëshiruar nga autoritetet nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar.
Policia ka marrë masa edhe për mundësinë e bllokimit të akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa vijon monitorimi i zhvillimeve të protestës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.