Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në mesazhin e tij, Rubio vlerëson marrëdhëniet dypalëshe, të mbështetura në sigurinë kolektive, zhvillimin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve. Ai shpreh gjithashtu gatishmërinë e Uashingtonit për të zgjeruar bashkëpunimin me Tiranën në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Një vëmendje të veçantë në mesazhin e sekretarit amerikan zë lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe karteleve të trafikut të drogës. Rubio vlerëson angazhimin e përbashkët të dy vendeve për t’u përballur me këto kërcënime, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike.
Ai thekson se partneriteti strategjik mes dy vendeve kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa nënvizon mbështetjen e SHBA-së për forcimin e kapaciteteve shqiptare në përballjen me kërcënimet kibernetike.
Në përfundim, Rubio shpreh pritshmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“ Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë”, thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.