Kaos në qiellin amerikan: Ndalesa kombëtare e fluturimeve zgjat mbi katër orë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA New York

Situata nuk është normalizuar plotësisht. Incidenti ndodhi 10 ditë pas zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit dhe u politizua shpejt në Washington

Më 13 nëntor 2026, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi një “ground stop” kombëtar – ndalesë të të gjitha fluturimeve në nisje – për më shumë se katër orë. Kjo ishte ndalesa më e gjatë e këtij lloji që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe e treta në historinë moderne të SHBA-së (pas 2001 dhe një incidenti më të shkurtër në 2023).

Shkaku zyrtarisht është pranuar se ishte teknik.

Autoritetet amerikane thanë se gjatë punimeve rutinë të kontraktorit L3Harris për zëvendësimin e kabllove të vjetra bakri me fibra optike, një router mbingarkoi sistemin e komunikimit dhe radarëve. Nga kjo u prekën 17 nga 22 qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Në ndërkohë që mbi 3.500 aeroplanë, që ishin në ajër u ulën normalisht. Zyrtarët konfirmuan se nuk kishte sulm kibernetik, asgjë keqdashëse dhe as lidhje me ndonjë blackout të planifikuar për 17 nëntor.

Hapësira ajrore u rihap në orën 20:15 të ditës së premte, por përshtjellimet me vonesat vijuan të ndihen edhe sot të dielë në mëngjes.

Megjithatë, autoritet pohojnë se pasojat ishin të rënda. Pasi mbi 15.000 fluturime u anuluan ose u vonuan gjatë së premtes dhe së shtunës. Udhëtarët mbetën të bllokuar në aeroporte, me bagazhe dhe lidhje të humbura. Efekti vazhdoi edhe të dielën, 15 nëntor.

Deri në orët e para të mëngjesit ishin regjistruar mbi 1.400 anulime dhe mijëra vonesa, por numrat po bien. Administrator i FAA, Bryan Bedford, deklaroi se oraret pritet të kthehen në normalitet deri në fund të së dielës.

Sekretari i Transportit Sean Duffy kërkoi falje dhe theksoi se siguria ishte prioritare.

Ai dhe administrata e përdorën incidentin për të kërkuar deri në 50 miliardë dollarë për modernizimin e infrastrukturës së vjetër. Demokratët e kritikuan ashpër. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, kërkoi dorëheqjen e Duffy, ndërsa liderë demokratë e quajtën dështim të administratës.

Incidenti ndodhi 10 ditë pas zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit dhe u politizua shpejt në Washington.

Republikanët e paraqitën si dëshmi të nevojës urgjente për investime, ndërsa demokratët e përdorën për të sulmuar udhëheqjen aktuale.

Një incident i veçantë ndodhi të shtunën në Miami, ku dy aeroplanë u përplasën lehtë në pistat lidhëse, derisa dy persona u lënduan lehtë, por operacionet nuk u ndërprenë. Media amerikane e krahasuan kaos-in me pasojat e 11 shtatorit, duke theksuar dobësitë kronike të sistemit të vjetër të kontrollit të trafikut ajror, i cili menaxhohet nga mbi 14.000 kontrollorë dhe mbulon më shumë se 44.000 fluturime ditore.

Kompanitë ajrore po riorganizojnë ekuipazhet dhe aeroplanët. Disa prej tyre kanë hequr tarifat e ndryshimit të bileteve për udhëtarët e prekur, duke ulur gjysmën e çmimit. Sistemi tani është stabil, por vonesa të vogla mund të vazhdojnë edhe sot.

Udhëtarët që kanë fluturime, të brendeshme të këshillohen të kontrollojnë statusin drejtpërdrejt me kompanitë ajrore dhe të mbajnë bagazhet e dorës me vete.

Kostoja e dëmit, kompensimi i udhëtarëve dhe normalizimi

Vlerësimet paraprake për koston e dëmit të kompanive ajrore variojnë nga 122 deri në 387 milionë dollarë, me një skenar qendror rreth 250 milionë dollarë. Këto shifra përfshijnë humbje të ardhurash dhe kosto shtesë operative, por ende nuk ka një total zyrtar të konfirmuar nga autoritetet.

Sa i përket kompensimit, sipas rregullave të Departamentit të Transportit, udhëtarët kanë të drejtë për rimbursim të plotë të biletës nëse fluturimi anulohet dhe ata zgjedhin të mos udhëtojnë. Megjithatë, pasi shkaku ishte dështim i sistemit të kontrollit të trafikut ajror (jashtë kontrollit të kompanive), ato nuk janë të detyruara ligjërisht të ofrojnë hotel, ushqim apo kompensim monetar shtesë.

Shumica e kompanive kanë ofruar vullnetarisht heqje të tarifave të ndryshimit dhe rimbursim fleksibël për datat e prekura, 200 deri në 300 dollarë.

Situata nuk është normalizuar plotësisht. Deri në mëngjesin e së dielës, 15 nëntor, ishin regjistruar mbi 1.400 anulime dhe mijëra vonesa. Zyrtarët e FAA dhe kompanitë ajrore pretendojnë se oraret do të kthehen pothuajse plotësisht në normalitet deri në fund të së dielës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.