Komuniteti shqiptar në Bursa të Turqisë iu bashkua festimeve për 103-vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë në një ceremoni festive të organizuar në Qendrën e Jetës Aktive.
Në aktivitet morën pjesë edhe nxënësit e kursit të gjuhës shqipe, së bashku me mësuesen Teuta Tabaku, të cilët u bënë pjesë e festimeve kushtuar 29 Tetorit, një prej datave më të rëndësishme në historinë moderne të Turqisë.
Ceremonia u zhvillua nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Bursës, Şahin Biba, me pjesëmarrjen e drejtuesit të Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, Düşünsel Şentürk, drejtoreshës së Qendrave të Jetës Aktive, Dr. Pelin Feymi, si dhe sociologes Aylin Güney.
Pjesëmarrësit përjetuan atmosferën festive të Ditës së Republikës, duke iu bashkuar aktiviteteve të organizuara në Qendrën e Jetës Aktive.
Në mesazhin e saj me këtë rast, përfaqësia e komunitetit shqiptar shprehu respekt dhe mirënjohje për themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit modern turk.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.