Sot votojmë Eslin Kurtin, zëri i Shqipërisë në Junior Eurovision

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Junior Eurovision Song Contest 2026 me Eslin Kurtin. Në naën finale e cila mbahet sot në mbrëmje në Maltë ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Kërce me mua”.

Publiku shqiptar dhe të gjithë mbështetësit e saj kanë mundësi ta votojnë online për ta ndihmuar në këtë garë ndërkombëtare.

Eslin, 12 vjeçe, nga Durrësi, fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë pasi u shpall fituese e Festivalit të 64-t Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Kënga e saj, me muzikë nga Enis Mullaj dhe tekst nga Eriona Rushiti, përcjell një mesazh përmes ritmit dhe vallëzimit, duke ftuar fëmijët të kalojnë më shumë kohë së bashku, larg ekraneve.

Junior Eurovision është konkursi muzikor evropian për këngëtarët e rinj, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve. Shqipëria merr pjesë për herë të 12-të, pas debutimit në vitin 2012. Rezultati më i mirë i vendit është vendi i pestë, i arritur nga Mishela Rapo në vitin 2015 me këngën “Dambaje”. Vitin e kaluar, Kroni Pula u rendit e gjashta me “Fruta perime”.

Si mund ta votoni Eslin Kurtin?

Votimi është falas dhe bëhet online në faqen zyrtare JESC.TV. Publiku duhet të përzgjedhë tri këngë të preferuara, ndërsa këtë vit lejohet të votohet edhe për përfaqësuesen e vendit të vet. Votimi rihapet gjatë finales, pasi të përfundojnë të gjitha performancat, për rreth 15 minuta.

Finalja e Junior Eurovision 2026 zhvillohet sonte, më 24 tetor, në Maltë, me pjesëmarrjen e 16 shteteve. Transmetimi nis në orën 21:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.