Artistja shqiptaro-kanadeze Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinesancë”, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pas një beteje me kancerin e trurit.
Rinesa ishte këngëtare, autore tekstesh dhe kompozitore, ndërsa kishte pasion edhe për aktrimin. Ajo studionte për Art dhe Dizajn në George Brown College, në Toronto, ku krahas studimeve zhvillonte edhe krijimtarinë e saj muzikore.
Nën emrin artistik “Rinesancë”, ajo synonte të ndërtonte identitetin e saj në botën e artit, duke shprehur përmes muzikës ndjenjat dhe përjetimet personale.
Jeta e artistes së re u ndërpre në një moshë kur sapo kishte nisur të ndërtonte të ardhmen e saj profesionale dhe të ndiqte ëndrrat artistike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.