Kongresmeni republikan amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, përfaqësuesi i Nju Jorkut tha se kishte marrë mesazhe nga zgjedhës shqiptaro-amerikanë në distriktin e 17-të të Kongresit (NY-17), të cilët shprehën shqetësimin për protestat dhe ndikimin e situatës në të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.
“Unë qëndroj me zgjedhësit e mi dhe me popullin shqiptar”, shkroi Lawler.
Ai theksoi se qeveritë demokratike dhe vendet aleate të NATO-s duhet të garantojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre.
“ I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe të ndërpresë përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë”, deklaroi kongresmeni republikan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.