Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të saj.
Torres përfaqëson distriktin e 15-të të Nju Jorkut, i cili përfshin pjesë të Bronx-it, ku jeton edhe një komunitet shqiptar. Sipas vlerësimeve të Censusit amerikan, rreth 5,400 banorë me prejardhje shqiptare jetojnë në këtë distrikt.
Në një deklaratë publike, përfaqësuesi demokrat i Nju Jorkut i cilësoi veprimet e policisë shqiptare si të papranueshme dhe theksoi se e drejta e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, thuhet në reagimin e tij.
Torres nënvizoi se policia ka detyrimin të respektojë të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore dhe të garantojë sundimin e ligjit.
Ai kërkoi gjithashtu uljen e tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës, duke shprehur shqetësim për dhunën ndaj protestuesve.
Reagimi i kongresmenit amerikan vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë sjellë përplasje mes demonstruesve dhe policisë, duke nxitur shqetësime për respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe mënyrën se si autoritetet menaxhojnë tubimet publike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.