Letra publike e Mark Gjonajt: Rama të japë dorëheqjen, unë largohem nga KKD

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, në një letër publike ku shpreh shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri pas 135 ditësh protestash dhe përshkallëzimit të tyre gjatë tetë ditëve të fundit.

Gjonaj thotë se i ka ndjekur me vëmendje protestat dhe shpreh tronditjen për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar dhunën e ushtruar ndaj civilëve si joproporcionale dhe në kundërshtim me të drejtat themelore.

Përmes së njëjtës letër, Gjonaj njofton edhe dorëheqjen e menjëhershme nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku ka qenë pjesë që prej krijimit të tij në vitin 2018 dhe ka shërbyer si kryetar deri në vitin 2025.

Në letrën drejtuar Ramës, ai thekson se detyrimi i qeverisë për të ruajtur rendin publik dhe për të mbrojtur pronën nuk mund të jetë në kundërshtim me respektimin e të drejtave kushtetuese dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Asnjë qeveri nuk duhet të lejojë që institucionet e saj të shndërrohen në burim frike dhe kërcënimi”, shkruan Gjonaj.

Ai i kërkon qeverisë të ulë tensionet dhe të ndalë përdorimin pa dallim të plumbave të gomës, autobotëve me ujë dhe gazit lotsjellës. Gjithashtu, kërkon që efektivët e policisë të mbajnë identifikim të qartë gjatë ushtrimit të detyrës dhe që akuzat për dhunë policore të hetohen në mënyrë të pavarur, me qëllim vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Sa i përket situatës politike, Gjonaj bën thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore që do të hapte rrugën për reforma dhe do të respektonte vullnetin e qytetarëve.

Ai i kërkon drejtpërdrejt Ramës të largohet nga detyra, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës dhe humbjes së jetëve njerëzore.

“Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari të vetëm”, thekson Gjonaj në letrën e tij.

Dokumenti u është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.