Shqiptarë të mbledhur përpara institucioneve evropiane, në zonën e Shumanit në Bruksel, protestuan të martën në mbështetje të studentëve që po protestojnë në Shqipëri, duke dënuar dhunën policore dhe duke kërkuar përgjegjësi politike nga qeveria shqiptare.
Gjatë protestës, të pranishmit mbajtën fjalime të ndryshme me të cilat kritikuan qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për shmangie të përgjegjësisë për problemet ekonomike dhe politike të vendit.
Protestuesit përmendën pensionet e ulëta, pagat dhe kostot e larta të qirave në Tiranë, duke argumentuar se këto probleme lidhen me përgjegjësinë e qeverisë shqiptare dhe jo me faktorë të jashtëm, të cilët, sipas tij, kryeministri i ka fajësuar vazhdimisht.
Ata kritikuan gjithashtu qeverisjen për çështjet e korrupsionit dhe kërkoi llogaridhënie politike, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket një partie apo një kryeministri, por qytetarëve të saj.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimeve iu kushtua protestave të studentëve në Shqipëri, ku të rinjtë u cilësuan si e ardhmja e vendit dhe kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet, duke dënuar përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.
Në përfundim protestuesit përcollën mesazhet “Stop korrupsionit”, “Stop dhunës ndaj studentëve” dhe “Drejtësi dhe llogaridhënie”, ndërsa Fikaj kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta në Bruksel synoi të përcjellë në institucionet evropiane shqetësimin e një pjese të komunitetit shqiptar në diasporë për zhvillimet politike në Shqipëri dhe trajtimin e studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshime.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.