Nis Klubi i Leximit në Gjuhën Shqipe për fëmijë në librarinë Pimlico në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Klubi i Leximit në Gjuhën Shqipe ka nisur aktivitetin në librarinë Pimlico, fundjavën që lamë pas, duke krijuar kështu një hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në diasporë që të lexojnë në gjuhën amtare dhe të ruajnë lidhjen me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Nisma e mësueses Aida Haziri, u drejtohet fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5 deri në 25 vjeç, të cilët përmes leximit do të kenë mundësi të pasurojnë fjalorin, të zhvillojnë aftësitë gjuhësore dhe të njihen më nga afër me librat në shqip.

Takimi i parë u zhvillua më 17 tetor dhe u shoqërua me interes e pjesëmarrje aktive nga fëmijët.

Ndër materialet e përzgjedhura për këtë takim, interes të veçantë patën librat e serisë “Më quajnë”, botime të shtëpisë botuese Albas. Përmes kësaj serie,  ku personazhet rrëfejnë në vetën e parë historinë e tyre, fëmijët njihen me personalitete të ndryshme që kanë lënë gjurmë në botë përmes historive dhe arritjeve të tyre.

Në takimin e parë, fëmijët përzgjodhën libra kushtuar figurave të njohura shqiptare, mes tyre “Më quajnë Ismail Qemali”, “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, “Më quajnë Tereza e Kalkutës” dhe “Më quajnë Vaçe Zela”.

Në program ishin përfshirë gjithashtu botime dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe përmbledhje me tregime të moçme shqiptare, duke u ofruar fëmijëve mundësi për të njohur më nga afër gjuhën, letërsinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Takimi u shoqërua me interes dhe entuziazëm. Fëmijët dëgjuan tregimet, bënë pyetje dhe u përfshinë në diskutime, ndërsa pas leximit morën pjesë në lojëra argëtuese dhe veprimtari krijuese.

Ata dëgjuan tregimet, bënë pyetje dhe diskutuan rreth tyre, ndërsa pas leximit morën pjesë edhe në lojëra argëtuese dhe veprimtari krijuese.

Sipas mësueses Aida Haziri, leximi ndihmon në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit, pasuron fjalorin dhe nxit komunikimin, të menduarit kritik dhe shprehjen e lirë.

Për fëmijët që rriten jashtë Shqipërisë, ruajtja e gjuhës amtare është një nga mënyrat për të mbajtur gjallë lidhjen me origjinën, traditat dhe identitetin kulturor.

Sipas mësueses Aida Haziri përmes këtij klubi leximi synohet të krijohet një mjedis ku fëmijët dhe të rinjtë mund ta praktikojnë shqipen përmes leximit dhe aktiviteteve të përbashkëta, duke e kthyer librin në një pikë takimi me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.