Beqir SINA – New York
Presidenti Trump lejon ribashkimin familjar për 54,000 familje dhe hapjen e lotarisë së Kartës së Gjelbër, duke bërë ndryshime të mëdha në politikën e imigracionit
Vendimi erdhi pasi gjyqtarja federale Jinsook Ohta, në San Diego, nxori më 14 tetor urdhër paraprak që detyron Departamentin e Shtetit dhe sekretarin Marco Rubio të hapin programin.
Administrata nuk e kishte hapur regjistrimin në afatin e zakonshëm dhe argumentonte se ishte vonë. Firma juridike Red Eagle Law ngriti padi duke e cilësuar dështimin si anullim de facto të ligjit.
Sipas urdhrit, njoftimi zyrtar me datat, faqen e aplikimit dhe kriteret duhet të publikohet deri më 29 tetor. Aplikimet pranohen vetëm në mënyrë elektronike.
Fituesit pritet të njoftohen rreth 3 dhjetorit. Programi ofron deri në 55.000 viza për qëndrim të përhershëm, duke mbetur një nga rrugët e pakta të hapura për aplikantë nga vende me nivel të ulët imigrimi, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në të njëjtën kohë, USCIS publikoi të dhënat e tremujorit të tretë të vitit fiskal 2026 (1 prill – 30 qershor): 54.678 Green Card janë miratuar për bashkime familjare përmes formularit I-485.
Këto janë miratime standarde mbi bazë ligjesh ekzistuese, me kohë mesatare përpunimi rreth shtatë muajsh. Nuk bëhet fjalë për politikë të re apo zgjerim të shpallur nga administrata, por thjesht për vazhdimin e punës me dosjet e grumbulluara.m, që janë të shumta.
Dy zhvillimet kanë tërhequr vëmendjen, por dallimi është i qartë. Hapja e lotarisë është detyrim ligjor i shkaktuar nga gjykata. Shifra e bashkimeve familjare është statistikë rutinë e agjencisë.
Të kuptuarit e saktë ndihmon të shmangen keqinterpretimet që qarkullojnë shpejt në rrjetet sociale.
Për shqiptarët në Amerikë dhe në atdhe, këto fakte kanë interes të drejtpërdrejtë. Lotaria mbetet rrugë e rëndësishme për ata që kualifikohen, ndërsa procedurat e bashkimit familjar vazhdojnë të jenë kanali kryesor për familjet.
Ndiqini gjithmon faqen e ambasadave në Tiranë e Prishtinë. Pasi informacioni është i saktë dhe zyrtar, i përditësuar nga burimet zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe mbetet thelbësor.