Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit molotovë drejt policisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes protesta e të rinjve në Tiranë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë ndodhur  nga Ura mbi Lanë deri te Ministria e Brendshme.

Gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë.

Situata është tensionuar edhe më tej pas zjarrit që përfshiu një kioskë të mbyllur pranë Lulishtes së Vëllezërve Frashëri. Flakët janë përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar zonën e bulevardit.

Përplasjet rifilluan me breshëri fishekzjarrësh dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa segmente të kryeqytetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.