Arqipeshkvi i Vatikanit për Kosovën:Nuk është çështja nëse do ta njohim, por kur

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga: Valentin Vuçaj

Dje me datë 13 tetor 2026, në ambientet e The Zig Zag Building, 70 Victoria Street London Arqipeshkvi Paul Gallagher KCMG, Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm i Vatikanit), mbajti një ligjërim në kuadër të “The Tablet Lecture 2026: Keeping the Dream of Peace Alive”.

Ligjërata e Arqipeshkvit përveçse ishte përmbajtjesore dhe me një trajtim të imtësishëm, zgjoi së tepërmi kureshtjen e të pranishmeve, interesimin për pyetje dhe përfshirje në diskutim. Komuniteti Katolik shqiptar në Britani të Madhe, u përfaqësua në këtë aktivitet nga z. Martin Kiri dhe Valentin Vuçaj. Arqipeshkvi u ndal gjithashtu edhe te aspektet e punës së tij, si Ministër i Jashtëm i Vatikanit,bashkëpunimin me Papa Françeskun dhe aktualisht me Papa Leonin XIV.

Prej nesh u shtrua pyetja: “Bazuar në ngjarjen e fundit në Kosovë me zgjedhjen e Presidentes së parë Katolike. A e shef Vatikani si opsion njohjen e Republikës së Kosovës si shtet?”

Arqipeshkvi u përgjigj si më poshtë: “Po të ishte koha, do ta bënim. Është gjë e mirë që ndodhi zgjedhja e presidentes, por nuk mundem të them saktësisht nëse Vatikani është gati ta pranojë Kosovën, duke ditur që ka probleme me Serbinë dhe probleme të tjera të
brendshme. Por mund të them që nuk është çështja se a do ta pranojë Kosovën Vatikani, por kur do ta pranojë?. Dhe ne tashmë kemi edhe pikat e kontaktit në Prishtinë dhe kemi komunikim të vazhdueshëm me shtetin e Kosovës”.

Të vetëdijshëm se aktiviteti kishte një tematikë specifike dhe gjithashtu duke shquar zotësinë e Arqipeshkvit për përgjigjen diplomatike, u ndamë të kënaqur që arritëm ta ngrinim si çështje dhe po ashtu u gëzuam, kur arritëm të kuptojmë, se nuk është cështja a do ta njohë, por kur do ta njohë dhe se komunikimi ndërshtetëror Vatikan-Kosovë, është institucional.

Londër, 13 tetor 2026.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.