Rama për protestën: Të dhunshmit nuk janë studentë, të tjerët duhen dëgjuar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment publik për protestën e studentëve që vijon prej dy ditësh para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbledhjen e qeverisë sot ka deklaruar se personat e përfshirë në akte dhune nuk janë studentë.

Mbledhja e qeverisë, e cila nisi rreth orës 12:30, u mbajt në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Rama u ka thënë ministrave se protestuesit që kanë kryer akte dhune nuk janë studentë, ndërsa për pjesën tjetër të pjesëmarrësve, që i konsideron studentë, ka theksuar se duhet të dëgjohen.

Gjatë mbledhjes, kryeministri nuk ka shprehur pakënaqësi ndaj ministrit të Brendshëm, Demo, për mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestën e së martës.

Deklaratat vijnë pas përplasjeve të një dite më parë, kur 23 protestues u shoqëruan nga policia dhe shtatë të tjerë morën trajtim mjekësor në spital. Ndërkohë, protesta ka vijuar edhe këtë të mërkurë, me bojkot të mësimit në disa universitete dhe fakultete, si dhe me tensione të reja para Ministrisë së Arsimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.