Nga Beqir SINA – New York
Në një kohë kur protesta e studentëve në Tiranë, po zgjerohet dhe po bashkon edhe gjimnazistët, një grup aktivistësh shqiptaro-amerikanë protestuan mbrëm para kangjellave të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në New York.
Protestat në Shqipëri, që nisin me Revolucionin Flamingo, kanë katër muaj që tërheqin vëmendje globale.
Shpërthimi i protestave studentore mbrëmë në Tiranë, ka ngritur edhe vëmendjen e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Ata u mblodhën spontanisht dhe simbolikisht për të mbështetur studentët dhe për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Mbrëmë, më 13 tetor 2026, qindra studentë universitarë dhe nxënës të shkollave të mesme mbushën rrugët e Tiranës.
Ata protestojnë për kushtet e vështira në universitete, kostot e larta të arsimit, mungesën e mbështetjes financiare dhe perspektivën e dobët të punësimit pas diplomimit.
Protestat janë zgjeruar duke reflektuar pakënaqësi më të gjera sociale, pabarazinë e thellë dhe kritika ndaj qeverisë, duke u lidhur me lëvizjen “Revolucioni Flamingo”.
Studentët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës universitare, uljen e tarifave dhe më shumë ndihmë financiare. Ata shprehin shqetësim për papunësinë e të rinjve dhe mundësitë e kufizuara të karrierës.
Protestat përfshinë thirrje kundër korrupsionit dhe u shoqëruan me përplasje me forcat e rendit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori gaz lotsjellës.
Disa protestues u shoqëruan ose u lënduan. Bojkoti i mësimit vazhdoi edhe sot.
Videot e përballjeve nga Tirana u bënë virale në TikTok, Facebook dhe Instagram, duke marrë mbështetje morale nga bashkëmoshatarët shqiptaro-amerikanë.
Në New York, aktivisti Mark Qehaja u vendos spontanisht në krye të protestës. Me megafon në dorë, ai bëri thirrje: “Nga New Yorku, zemra e Amerikës, i dërgojmë mesazh solidariteti rinisë shqiptare që po merr në dorë fatet e Shqipërisë. Jemi këtu për të mbështetur studentët që kërkojnë arsim dinjitoz dhe largimin e regjimit që po shkatërron të ardhmen e tyre. Bashkë me ju deri në fund!”
Aktivistë të tjerë nga zona e Tri-Shtetit, që kanë marrë pjesë fizikisht në protestat e verës në Shqipëri, u bashkuan sërish në New York mbrëm.
Solidariteti i diasporës mbetet i fortë dhe simbolik. Studentët në Tiranë, për të dytën ditë radhazi, vazhdojnë të kërkojnë ndryshim.
Protestat nuk ndalen pa largimin e Edi Ramës, dhe të kësaj qeverie, të akuzuar për korrupsion dhe tradhti kombëtare shtije të vendit