Book Lovers në Algarve: Letërsia shqipe mes bukurive të Portugalisë dhe UNESCO-s

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Anila Kadija

Në Portugalinë e Fernando Pessoas, José Saramagos dhe Eça de Queirós, Albanian Book Lovers Culture Club zhvilloi takimin e radhës, duke e kthyer udhëtimin në Algarve, në jug të vendit, në një përvojë ku letërsia, natyra, historia dhe shoqëria u bënë pjesë e së njëjtës histori.

Përtej një grupimi lexuesish që ndajnë libra dhe përshtypje, klubi vijon programin e tij në vende të ndryshme të botës, duke e mbajtur gjallë gjuhën shqipe përmes leximit dhe duke i pasuruar takimet me përvoja udhëtimi, njohje kulturore dhe zbulime të trashëgimisë natyrore e historike.

Këtë herë, destinacioni i muajit tetor u përzgjodh nga Esmeralda Çapja, anëtare e klubit, e cila i drejtoi pjesëmarrëset drejt Algarve-s, një prej zonave më tërheqëse të Portugalisë. Më 10 dhe 11 tetor 2026, leximi u ndërthur me peizazhet e bregdetit, ku oqeani ka skalitur shkëmbinjtë në ngjyra koralesh, ka hapur shpella të veçanta dhe ka krijuar pamje që duket sikur i përkasin një bote tjetër.

Nga Kapela Senhora da Rocha dhe pamjet bregdetare, te Shpellat e Benagilit, Kalaja e Silvesit, Capela dos Ossos dhe Alcantarilha, udhëtimi u shndërrua në një mundësi për të njohur më nga afër historinë, arkitekturën dhe natyrën e kësaj pjese të Portugalisë.

Libra të shkëlqyer, vende të bukura dhe biseda që i japin kuptim udhëtimit – kjo ishte atmosfera që shoqëroi takimin e radhës të klubit. Në çantat e pjesëmarrëseve, krahas kuriozitetit për të zbuluar Algarve-n, udhëtuan edhe librat që u bënë pjesë e këtij takimi.

Përzgjedhja përfshinte tituj të ndryshëm, nga letërsia shqipe te autorët ndërkombëtarë: Viti i elefantit nga Brajan Sukaj, Nëndetësja e plagosur nga Çlirim Hoxha, Lakimi nga Durim Taçi, Çdo grua duhet të bëjë plane nga Maye Musk, The Moon Sister nga Lucinda Riley, Alkimisti nga Paulo Coelho, Qesh e njesh nga Gëzim Kruja, si dhe Sfidat e shekullit XXI.

Leximi në gjuhën shqipe mbetet një nga shtyllat e këtij organizimi, i cili synon të ruajë lidhjen me gjuhën dhe kulturën edhe përtej kufijve gjeografikë. Librat bëhen kështu shoqërues të udhëtimit, por edhe pikënisje për biseda, shkëmbime idesh dhe përvoja të përbashkëta.

Përvoja në Algarve u plotësua edhe me shijet e kuzhinës vendase, ku aromat dhe gatimet tradicionale krijojnë lidhje të papritura me kujtimet e fëmijërisë dhe me përvojat personale të secilës pjesëmarrëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.