Nga Soni Memoci
Të shumtë shqiptarët që mblodhën në kryeqytetin belg këtë të shtunë për të protestuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e protestuesve kishte edhe qytetarë që kishin udhëtuar nga Kosova, përfshirë udhëheqës të platformës “Liria ka emër”. I pranishëm ishte edhe vëllai i z. Kadri Veseli, i shoqëruar nga z. Hysni Gucati.
Kjo protestë vjen si reagim ndaj vendimit te Gjykatës Speciale të 16 shtatorit, me të cilin z. Hashim Thaçi dhe z. Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, z. Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa z. Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Shume qytetare kane reaguar dhe e kundërshtuan këtë vendim, duke e konsideruar të padrejtë dhe duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta u mbajt në Rond-Point Schuman, pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, për t’i përcjellë Evropës një mesazh të qartë mbi atë që pjesëmarrësit e cilësojnë si padrejtësi.
Shume atdhetarë nga shtete të ndryshme të Evropës udhëtuan drejt Brukselit për t’iu bashkuar protestës. Mes pjesëmarrësve kishte veteranë të luftës, gjeneralë, personalitete të ndryshme dhe qytetarë, të bashkuar në shprehjen e solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë gjithë u dëgjuan thirrjet “UÇK!” dhe “Liri!”, ndërsa këngët patriotike shoqëruan protestën. Pjesëmarrësit mbanin flamuj të UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përmendur edhe në raportimet mediatike nga vendi i ngjarjes.
Mes të pranishmëv, ishin z. Nasim Haradinaj dhe z. Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”,
Para protestuesve mbajti fjalim z. Nasim Haradinaj, i cili theksoi rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe vlerësoi kontributin e diasporës në luftën çlirimtare. Në fjalën e tij, ai kujtoi qëndresën e shqiptarëve përballë dhunës, masakrave dhe shpërnguljeve të detyruara.
“Populli jonë iu qëndroi shumë luftërave dhe torturave barbare, iu qëndroi masakrave, shpërnguljeve të dhunshme, e në fund u rikthye në një forcë, sepse kishte djem” tha Haradinaj, duke theksuar edhe kontributin e diasporës në luftën çlirimtare.
Protestuesve iu drejtua me një fjalim edhe z. Ahmet Gjana, nënkryetari i komunës së Molenbeek-Saint-Jean në Bruksel dhe bashkorganizator i tubimit me platformën “Liria ka emër”. Në reagimin e tij pas protestës, ai shprehu kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës, të cilin e cilësoi të padrejtë.
Ne proteste ishin gjithashtu znj. Luiza Duraki, e komunës së Anderlecht-it, znj. Habibe Duraki, nënkryetare e komunës së Evere-s,
Bashkorganizatorët e protestës, znj. Ornela Prifti dhe z. Ismet Ademi, theksuan se tubimi në Bruksel synonte ta çonte kërkesën e shqiptarëve për drejtësi drejtpërdrejt te institucionet evropiane.
Znj. Ornela Prifti, nënkryetare e komunës së Koekelberg-ut, tha se pjesëmarrësit ishin bashkuar nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo kërkoi që drejtësia të vihet në vend dhe procesi gjyqësor të respektojë të gjitha kushtet ligjore.
Z.Ismet Ademi, kryetar i shoqatës “Iliriada” në Belgjikë, bëri të ditur se protestës i ishin bashkuar bashkatdhetarë nga Gjermania, Holanda, Franca dhe Luksemburgu. Ai e vlerësoi pjesëmarrjen si dëshmi të solidaritetit të mërgatës dhe shprehu bindjen se mesazhi i tubimit do të dëgjohej nga institucionet evropiane.
“Besoj që Evropa do ta dëgjojë zërin e shqiptarëve”, deklaroi Ademi, duke theksuar kërkesën për kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së pranë familjeve të tyre.
Protestën e moderoi dhe e prezantoi deputetja e Kosovës, znj. Adriana Matoshi.
Bashkorganizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar veçanërisht përkushtimin e bashkatdhetarëve që udhëtuan nga shtete të ndryshme të Evropës. Mirënjohje të veçantë i drejtuan znj. Adriana Matoshi për moderimin e tubimit dhe të pranishmëve për mbështetjen e tyre.
Nga Brukseli, mesazhi i protestuesve ishte i qartë: kërkesa për liri dhe drejtësi nuk ndalet në kufijtë e Kosovës. Bashkatdhetarët bashkuan zërat pranë institucioneve evropiane, duke kërkuar që shqetësimi i tyre të dëgjohet dhe të marrë përgjigje. Thirrjet “UÇK!” dhe “Lira ka emer!” shprehën vendosmërinë për të mos heshtur përballë asaj që e konsiderojnë padrejtësi.





















