Silvana Muço Dogani është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës “Città del Galateo – Antonio De Ferrariis”, për angazhimin e saj në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe integrimit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 8 tetor 2026, në Senatin e Republikës Italiane, në Romë.
Vlerësimi u bë në kuadër të edicionit të 13-të të çmimit, një veprimtari kulturore ndërkombëtare e organizuar nga shoqata VerbumlandiArt APS, e cila është nderuar me Medaljen e Përfaqësimit të Presidentit të Republikës Italiane.
Muço Dogani punon si ndërmjetëse kulturore dhe, përmes veprimtarisë së saj, synon të ndërtojë ura komunikimi mes njerëzve, kulturave dhe komuniteteve të ndryshme, duke nxitur mirëkuptimin dhe integrimin.
Në një reagim pas marrjes së çmimit, ajo e cilësoi këtë vlerësim si një nder të veçantë dhe një motivim për të vijuar angazhimin e saj.
“Kam kërkuar, përmes punës sime si ndërmjetëse kulturore, të ndërtoj ura mes njerëzve, kulturave dhe komuniteteve, duke i shndërruar dallimet në pasuri dhe ndërmjetësimin në një mjet takimi”, u shpreh Silvana Muço Dogani.
Ajo falënderoi organizatoret Angela Kosta dhe Regina Resta për këtë përvojë, duke theksuar se çmimi i jep më shumë forcë për të vazhduar punën në promovimin e dialogut ndërkulturor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.