Slloveni/ Rita Petro prezanton në Koper vëllimin poetik “Poema e mungesës”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Poetja laureate Rita Petro do të jetë më 12 tetor në Koper të Sllovenisë, ku do të prezantojë vëllimin e saj më të fundit poetik, “Poema e mungesës”.

Takimi letrar do të zhvillohet në orën 18:00 dhe organizohet nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Arbëria” nga Trieste.

“Poema e mungesës” është vëllimi që i ka sjellë Ritës Petro edhe çmimin “Laureate”.

Aktiviteti synon të sjellë pranë komunitetit shqiptar në Slloveni dhe lexuesve vendas krijimtarinë bashkëkohore në gjuhën shqipe, përmes një mbrëmjeje kushtuar poezisë dhe letërsisë.

Takimi do të mbahet në ambientet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, në adresën Istrska cesta 41, 6000 Koper-Capodistria.

Kryetari i shoqatës “Iliria”, Heset Ahmeti, ka ftuar artdashësit dhe pjesëtarët e komunitetit shqiptar të marrin pjesë në aktivitet.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin +386 41 648 076.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.