Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve, në Liverpool u zhvillua një aktivitet kulturor që bashkoi shkolla plotësuese dhe komunitete të ndryshme të qytetit, Një festë për të kremtuar gjuhët, kulturat, muzikën dhe traditat e komuniteteve të ndryshme.
Aktiviteti i organizuar nga Liverpool Supplementary Schools Network, krijoi një hapësirë ku komunitetet patën mundësinë të prezantonin gjuhën dhe trashëgiminë e tyre kulturore.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” Liverpool, e cila prezantoi kulturën shqiptare përmes një programi artistik të përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës.
Programi shqiptar u çel me interpretimin e “K’cimit të Tropojës” nga mësuesja Amarilda. Më pas, motrat Klaudja dhe Mari sollën këngë në gjuhën shqipe, ndërsa Edjona recitoi një poezi. Një tjetër moment i veçantë ishte interpretimi muzikor i Mary-t në çifteli, duke sjellë në skenë një nga instrumentet tradicionale të kulturës shqiptare.
Performanca u mbyll me një valle të përbashkët, ku fëmijët shqiptarë u prezantuan me kostumet popullore dhe treguan talentin e tyre, duke përcjellë te publiku një pjesë të traditave shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.