Greqi/ Përplasi kokën gjatë ndeshjes, humb jetën futbollisti 16-vjeçar shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

16-vjeçari shqiptar, Asllan Gjana, ka humbur jetën në Greqi pas një dëmtimi të rëndë në kokë, të marrë gjatë një ndeshjeje futbolli.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje të ekipit Byronas Kavala, ku luante i riu shqiptar. Gjana doli jashtë fushës dhe gjatë aksionit goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit.

Futbollistit iu dha menjëherë ndihma e parë në stadium, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë u transportua me urgjencë në Spitalin e Kavalës. 16-vjeçari u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Klubi Byronas Kavala reagoi me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të futbollistit të tij: “Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavalës i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj. Byroni i Kavalës është në zi, ka humbur një nga fëmijët e tij. Udhëtim të mbarë, djali ynë, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në reagimin e klubit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.