Të ardhurat s’janë më kriter për shtetësinë greke! Çfarë ndodh me të refuzuarit?

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ndryshim i rëndësishëm prek procesin e natyralizimit në Greqi, ku të ardhurat nuk do të konsiderohen më si kriter i vetëm për pranimin ose refuzimin e një kërkese për shtetësi.

Çështja u diskutua në Parlamentin grek pas një pyetjeje të deputetit të Korinthit, Giorgos Psychogios, lidhur me zbatimin e vendimeve 715 dhe 717/2026 të Këshillit të Shtetit.

Sipas vendimeve, niveli i të ardhurave duhet të vlerësohet së bashku me elementë të tjerë të integrimit ekonomik dhe social dhe nuk mund të përdoret si një kusht absolut për refuzimin e një aplikimi.

Ndryshimi është veçanërisht i rëndësishëm për emigrantët e brezit të parë, ku shumë prej tyre kanë punuar, paguar taksa dhe kontribute dhe kanë krijuar familjet e tyre në vend.

Zëvendësministri i Brendshëm, Vassilis Spanakis, bëri të ditur se më 24 shtator Drejtoria e Përgjithshme e Shtetësisë u ka dërguar udhëzime të gjitha Drejtorive Rajonale për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Shtetit.

Kjo do të thotë se, për aplikimet e reja dhe ato në shqyrtim, të ardhurat nuk do të jenë më një kriter i pavarur për pranimin ose refuzimin e kërkesës. Ato do të vlerësohen së bashku me të dhënat e tjera që tregojnë integrimin e personit në shoqërinë greke.

Por mbetet një pikë e rëndësishme për emigrantët që janë refuzuar tashmë pikërisht për shkak të këtij kriteri.

Ministria e Brendshme greke nuk ka parashikuar rishikim automatik të aplikimeve të refuzuara për shkak të kriterit të të ardhurave. Sipas zëvendësministrit, vendimet përfundimtare të refuzimit mbeten në fuqi dhe personat e interesuar mund të paraqesin një kërkesë të re pas një viti.

Pikërisht këtë çështje ngriti në Parlament edhe Psychogios, duke kërkuar të sqarohet nëse personat që janë refuzuar vetëm ose kryesisht për shkak të të ardhurave do të kenë mundësi të rishikojnë rastet e tyre, pa nisur nga e para një procedurë të re.

Kjo çështje prek veçanërisht emigrantët që nuk arritën të plotësonin kriterin financiar gjatë viteve të pandemisë, pavarësisht viteve të qëndrimit dhe integrimit në Greqi.

Për momentin, ndryshimi i ri vlen për mënyrën se si do të vlerësohen kërkesat, ndërsa fati i aplikimeve të refuzuara më parë për shkak të “prerësit” të të ardhurave mbetet ende i pasqaruar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.