Dokumentoi mbërritjen e anijes Vlora në Bari,ndahet nga jeta fotografi Luca Turi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotografi italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin me fotografi të ngjarjeve më të rëndësishme të Barit dhe Pulias gjatë pesë dekadave të karrierës së tij.

Turi, i cili ka punuar edhe si fotograf i agjencisë ANSA, ishte autori i disa prej imazheve të mbërritjes së anijes Vlora në portin e Barit më 8 gusht 1991. Në anije ndodheshin rreth 20 mijë shqiptarë, në një prej episodeve më të mëdha të emigracionit shqiptar drejt Italisë pas rënies së regjimit komunist.

Fotografitë e Turi-t dokumentuan nga afër një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së emigracionit shqiptar dhe sot janë pjesë e kujtesës vizuale të asaj ngjarjeje.

Kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, e cilësoi Turi-n një fotograf të rëndësishëm dhe dëshmitar të historisë së kohëve të fundit të qytetit dhe të Pulias.

“Me largimin e Luca Turi-t, komuniteti ynë humbet një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së fundit të Barit dhe Pulias”, tha Leccese, duke vlerësuar punën e fotografit në dokumentimin e ngjarjeve që kanë shënuar qytetin.

Sipas kryebashkiakut, ndër fotografitë më të paharrueshme të Turi-t janë ato të mbërritjes së anijes Vlora në vitin 1991, të cilat dokumentuan një prej dramave më të mëdha njerëzore të asaj kohe.

Ceremonia mortore për Luca Turi do të zhvillohet të hënën në kishën San Rocco në Bari.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.