Në Tirana do të mbahet më 3 dhjetor 2026 edicionin e radhës të Tirana Economic Forum, një event që do të mbledhë në kryeqytet përfaqësues të politikës, biznesit, ekonomisë dhe diplomacisë nga Shqipëria dhe rajoni.
Në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin, Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum, ku u diskutua organizimi i edicionit të këtij viti dhe temat që do të jenë pjesë e agjendës.
Forumi do të fokusohet te disa prej çështjeve kryesore që lidhen me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit, përfshirë integrimin në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal, investimet dhe diversifikimin e ekonomisë.
Në diskutime pritet të përfshihen gjithashtu siguria energjetike, transformimi urban, projektet e real estate, si dhe ndikimi i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në zhvillimin ekonomik.
Tirana Economic Forum është kthyer në një nga platformat ku përfaqësues të politikës, biznesit dhe diplomacisë diskutojnë mbi zhvillimet ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.