“Film i Shtetit” i Roland Sejkos, propozimi i Shqipërisë për Oscar 2027

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Film i Shtetit” (Film di Stato), me regji të Roland Sejkos, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Shqipërisë për edicionin e 99-të të Çmimeve Oscar, në kategorinë “International Feature Film”.

Filmi 78-minutësh rikthehet te një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë përmes imazheve të prodhuara nga vetë aparati shtetëror gjatë regjimit komunist.

I realizuar tërësisht me materiale arkivore, përfshirë pamje të papublikuara më parë, “Film i Shtetit” ndjek më shumë se katër dekada të historisë shqiptare, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990. Në qendër të filmit janë imazhet që regjimi përdori për të ndërtuar dhe përcjellë versionin e tij të realitetit.

Sejko zgjedh të mos përdorë koment narrativ. Historia ndërtohet përmes montazhit, tingullit dhe ritmit të materialeve arkivore, duke i lënë pamjet të krijojnë vetë një tjetër lexim të së kaluarës. Filmi në këtë mënyrë evidenton edhe marrëdhënien mes imazhit, propagandës dhe mënyrës se si ndërtohet kujtesa kolektive.

Nga Venecia te gara për Oscar

“Film i Shtetit” pati premierën botërore më 4 shtator 2025 në seksionin Notti Veneziane, të organizuar nga Giornate degli Autori në kuadër të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Filmi është prodhim i Luce Cinecittà.

Pas premierës në Venecia, dokumentari është prezantuar edhe në festivale të tjera ndërkombëtare, përfshirë Jihlava International Documentary Film Festival dhe BAFICI – Buenos Aires Festival Internacional de Cine Independiente.

Filmi është shfaqur gjithashtu në Shqipëri pak ditë më parë në një shfaqje speciale në gjatë Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Mbi Roland Sejkon

Roland Sejko jeton në Romë që prej vitit 1991. Prej vitit 1995 punon pranë Istituto Luce, sot Cinecittà, ku është drejtues i redaksisë editoriale të Arkivit Historik Luce. Puna e tij si regjisor dhe skenarist është e lidhur veçanërisht me përdorimin krijues të materialeve filmike arkivore.

Filmat e tij janë vlerësuar me disa nga çmimet më të rëndësishme në Itali. Dokumentari “Anija” fitoi në vitin 2013 çmimin David di Donatello, për dokumentarin më të mirë. “La macchina delle immagini di Alfredo C.”, i prezantuar në seksionin Orizzonti Extra të Festivalit të 78-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, u nderua në vitin 2021 me Nastro d’Argento, çmimin e gazetarëve kritikë të kinemasë italiane, për dokufilmin më të mirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.