Katër artiste shqiptare prezantuan në Athinë një tjetër pamje të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare, duke e transportuar artin e “ri” shqiptar përtej kufijve të Shqipërisë dhe më pranë publikut shqiptar në Greqi.
Nga 17 deri më 20 shtator, në Public Tobacco Factory, u prezantua projekti “In Movement”, pjesë e Platformës Project 2026, me veprat e artisteve Ildi Stafaj, Inda Sela, Kessy Buqeza dhe Kristanja Çene.
Pjesëmarrja në këtë platformë ndërkombëtare i dha artistëve shqiptarë mundësinë të prezantojnë krijimtarinë e tyre në një hapësirë ku takohen artistë, profesionistë të artit dhe publik nga vende të ndryshme. Për komunitetin shqiptar në Greqi, aktiviteti krijoi një mundësi për të parë nga afër zhvillimet e artit bashkëkohor shqiptar dhe për të ruajtur një lidhje me jetën kulturore të vendit të origjinës.
Përtej ekspozimit të veprave, iniciativa shërbeu edhe si një pikë takimi mes artistëve shqiptarë, komunitetit të diasporës dhe skenës kulturore greke, duke krijuar hapësirë për kontakte dhe bashkëpunime të reja.
Në hapjen e ekspozitës mori pjesë në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Athinë Joneda Dodaj, diplomate e ngarkuar me diasporën. Ambasada e ka mbështetur nismën në kuadër të angazhimit për promovimin e kulturës shqiptare në Greqi dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.
“In Movement” u zhvillua si pjesë e programit kulturor “Ditët Shqiptare në Botë – CulturalB”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.