Rama në Miçigan, takim me komunitetin shqiptar në SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan një takim me komunitetin shqiptar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takim në të cilin vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA.

Miçigani ishte ndalesa e parë e agjendës së Kryeministrit Rama në SHBA, përpara vijimit të vizitës në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rama po zhvillon një vizitë disaditore në SHBA, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në Nju-Jork, Kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Në axhendën e vizitës janë parashikuar gjithashtu pjesëmarrja në pritje zyrtare dhe aktivitete të nivelit të lartë, si dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.