Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi hapjen së shpejti të Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Detroit, gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan.
Hoxha mori pjesë në takimin me shqiptarët në Michigan dhe, përmes një postimi në rrjetin social X, e cilësoi atë një bashkëbisedim të hapur për Shqipërinë, shqiptarët dhe çështjet që lidhen me komunitetin.
Sipas ministrit, hapja e konsullatës synon të sjellë shërbimet konsullore më pranë shqiptarëve që jetojnë në Michigan dhe zonat përreth, duke ofruar shërbime më efikase dhe më shumë ndërveprim e mbështetje për qytetarët.
Hoxha tha gjithashtu se konsullata do të shërbejë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore në Michigan.
“Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas”, shkroi ministri.
Në postimin e tij, Hoxha u ndal edhe te marrëdhënia e komunitetit shqiptar në Michigan me Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.
Hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Detroit pritet të rrisë praninë konsullore të Shqipërisë në një prej zonave të Shteteve të Bashkuara me komunitet të konsiderueshëm shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.