Nxënësit e Shkollës Shqipe “Jehona e Malësisë” në Michigan i kanë dhuruar kryeministrit Edi Rama një tablo, në kuadër të takimit të tij me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Tablonë, në emër të nxënësve të shkollës, ia dorëzoi Liliana Berishaj. Ajo është nxënëse e shkollës “Jehona e Malësisë” dhe është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara.
Dhuroja u shoqërua me një dedikim nga nxënësit:
“Me nderim, nga nxënësit e Shkollës Shqipe ‘Jehona e Malësisë’, në dëshmi të përkushtimit ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.”
Tabloja simbolikisht është një shprehje e përkushtimit të nxënësve dhe familjeve të tyre për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe lidhjeve me kulturën shqiptare, pavarësisht se brezi i ri është rritur në Shtetet e Bashkuara.
Shkolla “Jehona e Malësisë”, e cila është në vitin e dytë të aktivitetit, ka aktualisht 175 nxënës shqiptarë. Në takimin me kryeministrin Rama, drejtori i shkollës, Agron Dedivanaj, paraqiti gjithashtu disa propozime për arsimin shqip në diasporë, përfshirë trajnimin e mësuesve, programet verore në Shqipëri e Kosovë dhe krijimin e “klasave binjake” mes shkollave në diasporë dhe atyre në hapësirën shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.