Një brez futbollistësh që i dha emër Flamurtarit të Vlorës në vitet 1980-’90 u rikthye në fushën e futbollit, këtë herë në Athinë, në një aktivitet kushtuar kujtesës sportive dhe kontributit të tyre në përfaqësimin e Shqipërisë.
Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me Shoqatën e Fierakëve në Greqi “Apollonia” dhe FC Apollonia, me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar.
Aktiviteti nisi në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë, ku veteranët e Flamurtarit u pritën nga ambasadorja Luela Hajdaraga. Gjatë takimit u vlerësua kontributi i këtij brezi futbollistësh, që përmes paraqitjeve të tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare u bënë pjesë e një prej periudhave më të njohura të historisë së klubit vlonjat.
Më pas, aktiviteti u zhvendos në fushën e futbollit, ku veteranët e Flamurtarit u përballën në një ndeshje simbolike me sportistët e FC Apollonia. Përtej rezultatit, ndeshja riktheu në vëmendje emra dhe kujtime nga një periudhë e rëndësishme e futbollit shqiptar, duke bashkuar në të njëjtën fushë breza të ndryshëm sportistësh.
Një program artistik shoqëroi aktivitetin ku interpretuan tenori vlonjat Josif Gjipali, si dhe këngëtarët Ludmilla Baballeku dhe Viktor Tahiraj.
Në organizimin e aktivitetit kontribuuan Elida Sopoti, kryetare e Shoqatës “Apollonia”, Bernard Veliu, trajner i FC Apollonia, dhe Andon Caco, president i klubit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.