Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Haga

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas shpalljes fajtor për disa nga akuzat e ngritura ndaj tij për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Vendimi ndaj Selimit është pjesë e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Selimi i kishte kundërshtuar akuzat dhe ishte deklaruar i pafajshëm. Procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve nisi në prill të vitit 2023, ndërsa aktakuza përfshinte akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria kishte kërkuar dënim deri në 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pafajësi. Aktgjykimi i shkallës së parë mund të kundërshtohet në apel.

Gjatë luftës së Kosovës, Selimi ishte pjesë e strukturave drejtuese të UÇK-së dhe mbajti përgjegjësi në strukturat ushtarake të organizatës.

Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi angazhimin në institucionet e Kosovës. Selimi shërbeu si ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Më pas, ai iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës për disa mandate. Selimi ishte një nga figurat e njohura të kësaj partie në Kuvend.

Në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara, Selimi u transferua në Hagë, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Ai ka qëndruar në paraburgim në Hagë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.