Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vjet burgim

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallur fajtor edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për disa nga akuzat e ngritura ndaj tij dhe e kanë dënuar me 18 vjet burgim.

Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, i kishte mohuar të gjitha akuzat dhe ishte deklaruar i pafajshëm.

Procesi gjyqësor ndaj Veselit, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në prill të vitit 2023. Aktakuza përfshinte gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.

Prokuroria kishte kërkuar dënim deri në 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pafajësi. Aktgjykimi i shkallës së parë mund të kundërshtohet në apel.

Gjatë luftës së Kosovës, Kadri Veseli ishte pjesë e strukturave drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i angazhuar në strukturat e inteligjencës.

Pas përfundimit të luftës, ai drejtoi Shërbimin Informativ të Kosovës, ndërsa më vonë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës dhe u angazhua në politikën aktive.

Në vitin 2012, Veseli hyri në politikën aktive. Një vit më pas, mori drejtimin e PDK-së. Në dhjetor të vitit 2014, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2017.

Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdoi aktivitetin politik si deputet dhe drejtues i PDK-së. Në vitin 2019, Veseli ishte kandidat i kësaj partie për kryeministër të Kosovës.

Në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara, Veseli dha dorëheqje nga të gjitha funksionet politike dhe u transferua në Hagë.

Që nga nëntori i vitit 2020, ai ka qëndruar në paraburgim gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj tij dhe tre bashkëakuzuarve.

Këtu mund të ndiqni drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.