Shqipëria si përbërës: Flavia Zhamo, Everyday Chemist dhe rruga drejt Sephora-s

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Flavia Zhamo ka lindur në Kuçovë, në një familje inxhinierësh, dhe laboratorin e ka njohur që fëmijë përmes nënës së saj, inxhiniere kimike e cila më vonë do të bëhej inxhiniere kozmetike në Kanada. Ishte 10 vjeç kur familja e saj emigroi në Toronto, Kanada, çka do të bënte që përvoja e dy vendeve do të ndikonte në rrugën e saj profesionale.

Vite më vonë, një produkt i krijuar fillimisht nga nëna për problemet e saj me lëkurën u kthye në Everyday Chemist, markën që sot ajo drejton së bashku me të dhe që në vitin 2026 u përzgjodh në programin Sephora Accelerate. Për Diaspora Shqiptare Flavia rrëfen emigrimin, këmbënguljen, identitetin shqiptar dhe rrugën nga një biznes familjar i nisur me pak mjete te një nga programet më të njohura të industrisë së bukurisë.

Le të nisim nga Shqipëria. Çfarë kujton nga jeta para emigrimit në Kanada dhe sa vjeç ishe kur familja jote u zhvendos atje?

Të gjithë ne fëmijët në rrugë në muzg, duke luajtur të fshehurit, duke kapur xixëllonja derisa nëna e dikujt na thërriste brenda. Pastaj verat në plazh, pite e djathë, dhe frutat nga kopshti ynë. Më shumë se çdo gjë më mungojnë manaferrat. Nuk i kam gjetur kurrë këtu ashtu siç i kishim ne, të egra buzë rrugës. Kam edhe kujtime shumë të gjalla nga viti 1997. Nuk do të bëj sikur nuk i kam. Por nuk është ajo që më vjen e para. Isha pak para se të mbushja dhjetë vjeç kur u larguam, në vitin 2001. Ishte hera e parë që dikush në familjen time hipte në avion.

Si ishte përvoja jote e parë në Kanada? Çfarë ishte më e vështirë për t’u përshtatur dhe çfarë të bëri të kuptoje se ti dhe familja jote po fillonit të krijonit një jetë të re atje?

Zbritëm në mes të natës, udhëtuam drejt një lagjeje që nuk ishte e mirë, dhe fjetëm në dysheme. Kjo ishte dita e parë. Shkolla ishte më e vështirë. Më bullizonin aq shumë sa drekën e haja vetëm, në banjën e vajzave, duke qarë. Ai që më shpëtoi ishte mësuesi im, që rastësisht ishte italian. Atëherë flisja më shumë italisht sesa anglisht, kështu që ai ma shpjegonte çdo mësim përsëri në italisht, në heshtje, derisa arrija ta ndiqja në anglisht. Mendoj për të shumë më tepër nga sa do ta merrte me mend ndonjëherë. Zoti Peloso, nuk do të harroheni kurrë. Gjuha ishte pjesa më e vështirë. Sapo ajo u thye, gjithçka tjetër filloi të ecte. Nuk jam e sigurt nëse pati ndonjëherë një moment të qartë ku thashë “jeta ime është këtu tani”. Më e afërta ishte kur u ktheva në Shqipëri verën e ardhshme dhe kuptova se isha vizitore.

Në historinë e Everyday Chemist ka një moment shumë personal: pas emigrimit, ti pate probleme shëndetësore për shkak të klimës së ftohtë dhe nëna jote, Adriana, krijoi një balsam për ty. Kur e kuptove se ajo zgjidhje familjare mund të shndërrohej në një biznes?

I ftohti më dha fillimisht ekzemë. Problemi me buzët e thara erdhi më vonë, nga dimrat e Torontos dhe nga Accutane, që ma pastroi lëkurën dhe ma shkatërroi gojën. Provova gjithçka, nga Aquaphor te Chanel. Asgjë nuk funksiononte. Kështu që nëna ime hyri në laboratorin e saj dhe ma bëri një me dorë. Pastaj nuk bëra asgjë me të për rreth dhjetë vjet. Thjesht mbushja kavanozë të vegjël dhe i jepja falas, shoqeve, familjes, njerëzve që mezi i njihja. Më pëlqente të mund të ndihmoja. Momenti kur kuptova se aty kishte një kompani ishte kur shoqet e mia filluan të grindeshin për ata kavanozët e vegjël.

Nëna jote kishte një eksperiencë si inxhiniere kozmetike. Sa ndikoi profesioni dhe eksperienca e saj në mënyrën se si ju e ndërtuat biznesin tuaj në Kanada?

Nëna ime është inxhiniere kimike nga formimi. Në Shqipëri ka punuar në industrinë e naftës, në Kuçovë. Kur erdhëm në Kanada, kaloi në kozmetikë, dhe që atëherë ka mbi njëzet e pesë vjet që punon me formula. Ky është i gjithë shpjegimi se si një markë kaq e vogël përballon një nivel të tillë rigoroziteti. Ne nuk jemi një kompani marketingu që punësoi një laborator. Jemi një laborator që vendosi të bëjë produktet e veta. Nuk ekziston asnjë version i Everyday Chemist pa të.

Çfarë do të thotë për ty të ndërtosh një kompani bashkë me nënën? A është kjo vetëm një histori sipërmarrjeje apo edhe një mënyrë për të ruajtur dhe përcjellë një pjesë të identitetit familjar?

Të dyja, dhe nuk ndahen nga njëra-tjetra. Arsyeja e biznesit është e thjeshtë. Produkti është aq i mirë sa meriton të shitet, dhe do ta mendoja këtë edhe sikur ta kishte bërë një i huaj. Arsyeja tjetër është se unë jam fëmija e vetme. Ajo që di nëna ime nuk i kalon askujt tjetër. Ajo ka kaluar njëzet e pesë vjet duke ndërtuar një ekspertizë që përndryshe do të mbaronte në heshtje bashkë me karrierën e saj, dhe ndërtimi i një kompanie rreth saj është e vetmja mënyrë që di për ta bërë atë të jetojë përtej saj. Ajo nuk ka dashur kurrë të dalë para kamerës. Preferon të jetë në tavolinën e punës, në laborator. Kështu që kompania është mënyra si e bëj të dukshme pa e detyruar të performojë.

Ju e zhvilloni dhe prodhoni vetë çdo produkt në EC Studios, pa kontraktorë apo laboratorë të jashtëm. Pse ishte e rëndësishme për ju të ruanit këtë kontroll mbi procesin?

Filloi si kufizim. Nuk përballonim dot porosinë minimale të një prodhuesi me kontratë. Filluam me rreth gjashtë mijë e pesëqind dollarë dhe një listë të gjatë nderesh. Pastaj kufizimi doli të ishte i gjithë avantazhi. E kontrollojmë cilësinë plotësisht, sepse personi që formulon balsamin tuaj të buzëve është i njëjti person që ndërtoi laboratorin. Çdo seri e bëjmë me porosi, me dorë, kështu që asgjë nuk rri në magazinë për një vit duke humbur integritetin. Dhe mund të ndryshojmë mendje. Nëse një klient na thotë se diçka nuk është si duhet, e rregullojmë serinë e radhës. Një markë që është zotuar për pesëdhjetë mijë njësi nuk mund ta bëjë këtë. Na u deshën dhjetë vjet për ta nxjerrë Lip Grease në treg. Ne formulojmë derisa produkti të jetë i pamohueshëm, jo derisa të vijë një datë lansimi.

A mendon se përvoja jote si bijë emigrantësh, ose si shqiptare e rritur në Kanada, ka ndikuar në mënyrën se si e konceptoni produktin, estetikën dhe identitetin e markës?

Është së pari te emrat. Lule Lule. Vera. Po vjen edhe koleksioni Onufri. Dhe pastaj shijet, që janë të gjitha italiane. Aranciata, Fresca, Dolce, Amaretti. Ky është një detaj shqiptar, jo italian. Kultura italiane e formoi tërësisht brezin tim të shqiptarëve, dhe më formoi mua përpara se të shkelja ndonjëherë në Kanada. Është arsyeja pse një mësues në Toronto mund të më arrinte në italisht kur nuk më arrinte dot në anglisht. Kështu që marka është shqiptare në të njëjtën mënyrë si jam unë shqiptare. Jo si temë. Si materiali i vërtetë.

A ka elemente të kulturës shqiptare apo të mënyrës shqiptare të të bërit të gjërave që kanë hyrë, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, në mënyrën se si punon dhe ndërton biznesin?

Shqipëria frymëzon çdo pjesë të punës që bëjmë. Lule Lule është ndërtuar nga kopshti i gjyshes sime, me të gjitha notat e frutave dhe luleve që rriste ajo. Silky Water vjen nga Deti Jon, dhe nga fakti që sa herë lëndoheshim si fëmijë na thoshin të shkonim të hidheshim në det. Kjo e fundit është pjesa vërtet shqiptare. Instinkti që ilaçi është diçka e thjeshtë dhe fizike që ka qenë gjithmonë aty, jo diçka që e blen. Ne jemi laborator, prandaj shkencën e bëjmë si duhet. Por shumica e asaj që bëjmë ka nisur si diçka që një nënë ose një gjyshe e dinte tashmë.

Çfarë të ka mësuar Kanadaja për sipërmarrjen dhe çfarë mendon se ke marrë me vete nga Shqipëria që të ka ndihmuar të bëhesh sipërmarrëse?

Toronto të mëson të respektosh çdo kulturë, sepse je brenda të gjithave që javën e parë. Është vërtet edukimi më i dobishëm në biznes që kam marrë. Shqipëria më dha kokëfortësi. Tingëllon si shaka, por nuk është. Nuk e pranoj “jo”-në si përgjigje, flas shumë direkt, dhe jam besnike përtej arsyes. Mendoj se të tria këto janë shumë shqiptare.

Si e ke përjetuar integrimin profesional në Kanada? A ke ndier ndonjëherë se duhej të punoje më shumë për të provuar veten për shkak se vjen nga një familje emigrantësh?

Vetëm në kuptimin që nuk kishim para dhe filluam nga zeroja. Kjo pjesë është e vërtetë, dhe e bën gjithçka më të ngadaltë. Por unë nuk e përjetoj historinë time si disavantazh, dhe nuk kam interes të jem viktimë e saj. Jam krenare për vendin nga vijmë. Mendoj se njerëzit e dallojnë ndryshimin mes dikujt që kërkon keqardhje dhe dikujt që thjesht të tregon nga vjen, dhe reagojnë shumë më mirë ndaj të dytit.

Everyday Chemist u përzgjodh mes vetëm 12 markave në programin Sephora Accelerate. Çfarë përfaqëson ky moment për ty personalisht dhe çfarë përfaqëson për nënën tënde?

U përzgjodhëm në qershor 2026, dhe programi vazhdon deri në shkurt 2027. Është inkubator, pra mentorim, ekspertizë dhe akses në rrjetin e Sephora-s, jo një datë rafti. Ajo që do të thotë personalisht është e vështirë t’ia shpjegosh dikujt që nuk është rritur atje ku jemi rritur ne. Kushërinjtë e mi në Shqipëri blejnë produkte Sephora të falsifikuara, ose i sjellin origjinalet nga BE-ja në bagazhin e ndonjë makine. Sephora është diçka që përpiqesh ta gjesh. Që dy themeluese shqiptare, të lindura dhe të rritura atje, të jenë marka brenda Sephora Accelerate, është diçka shumë e veçantë për mua. Synimi im është të ndërtoj kompaninë më të suksesshme të bukurisë që ka dalë nga Shqipëria brenda pesë vjetësh, që askush të mos ketë nevojë të blejë më një produkt të falsifikuar. Sa i përket nënës sime, ajo reagoi ashtu si reagon çdo nënë shqiptare. Mirë kur po, mirë kur jo. Është e lumtur dhe e shqetësuar në të njëjtën kohë, dhe do të jemi të dyja deri ditën që të mbarojë.

Jeni një nga dy markat kanadeze të këtij grupi. A e ndieni këtë edhe si një lloj përfaqësimi të sipërmarrjes së emigrantëve në Kanada?

Amerika e Veriut është ndërtuar nga emigrantët. Këtu është norma, jo përjashtimi, kështu që nuk e kam përjetuar kurrë si diçka të jashtëzakonshme. Ajo që është vërtet e vështirë është të jesh kanadeze ndërsa përpiqesh të rritesh. Një treg i brendshëm më i vogël, tarifat doganore, kosto më të larta pothuajse për gjithçka që sjellim. Shumica e markave të bukurisë në përmasat tona ndeshin këtu një tavan që nuk ka të bëjë fare me cilësinë e produktit. Një program si ky është një trampolinë drejt tregut amerikan, ku janë përmasat e vërteta.

Kur shikon komunitetin shqiptar në Kanada, a mendon se brezi i ri i shqiptarëve po kalon nga ideja e “integrimit” tek ajo e zhvillimit?

Çdo shqiptar që njoh këtu është i suksesshëm, dhe secili prej tyre është krenar që është shqiptar. Këto të dyja janë i njëjti fakt. Ne punojmë ashtu siç jemi rritur të punojmë. Por unë nuk do ta quaja integrim, dhe nuk jam e sigurt se do ta doja. Nuk mendoj se do të integrohemi ndonjëherë plotësisht në një vend që nuk është shtëpia jonë. Secili prej nesh ka ndërmend të kthehet.

Nëse do ta shikonit sot gjithë rrugëtimin, si do ta përkufizonit atë që keni ndërtuar: një biznes, një histori familjare apo një histori suksesi të diasporës shqiptare?

Të tria, dhe nuk funksionon nëse heq njërën. Pjesa e diasporës nuk është sentimentale, është praktike. Drake e mori produktin tonë sepse një këngëtare shqiptare, Qëndresa, ia vuri në dorë. Po bisedoj me House of Emra se si mund ta mbështesim njëri-tjetrin. Sot mund t’i quaj muzikantët shqiptarë miq të vërtetë, dhe ajo që nuk e prisja është sa shumë duam të gjithë që njëri-tjetri t’ia dalë. Nuk ka konkurrencë mes nesh. Ambicia ime është të numërohem mes grave më të suksesshme sipërmarrëse që kanë dalë nga Shqipëria, pranë Dua Lipës dhe Mira Muratit. Kemi ende shumë rrugë përpara. Por të shohësh Duan të jetë tërësisht vetvetja dhe të marrë Shqipërinë dhe familjen e saj me vete në vend që t’i lërë pas, kjo është forma e suksesit që dua.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.