Festivali i Filmit | Në konkurrim, “Amsterdam Express” nga Fatmir Koçi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Amsterdam Express”: emigracioni, tundimi dhe kthimi në një realitet të vështirë

Pjesë e konkurrimit zyrtar në kategorinë Filmi i Gjatë i Karrierës është “Amsterdam Express”, filmi i regjisorit dhe skenaristit Fatmir Koçi, një histori që vendos përballë realitetit të emigracionit shqiptar joshjen e një qyteti europian dhe çmimin që mund të ketë ëndrra për një jetë më të mirë.

Filmi ndjek Bekimin, (Blerim Destani) një emigrant shqiptar 30-vjeçar që mbërrin në Amsterdam me synimin për të fituar shpejt para. Qyteti i ofron mundësi, por edhe një botë ku premtimet për pasuri ndërthuren me trafikun e drogës, prostitucionin dhe rrjetet kriminale shqiptare.

Në përpjekje për të siguruar qëndrimin dhe për të ndërtuar një jetë të re, Bekimi hyn edhe në një martesë fiktive me një vajzë holandeze. Por pas kësaj historie qëndron një tjetër lidhje, shumë më e fortë: dashuria e tij për Martën, vajzën që ka lënë pas në Shqipëri.

Rruga e Bekimit në Amsterdam shkon drejt një përfundimi të papritur. Ai kthehet në vendin e tij pa paratë që kishte ëndërruar të fitonte. Eurot e fundit i shpenzon për të ndihmuar një vajzë të re që ndodhet në dritaret e Distriktit të Dritave të Kuqe.

Përtej historisë së një emigranti, “Amsterdam Express” prek disa prej realiteteve të emigracionit shqiptar: dëshirën për një jetë më të mirë, përplasjen me një shoqëri të panjohur, kriminalitetin dhe humbjen e iluzioneve përballë një realiteti më kompleks nga ai që premton qyteti europian.

Fatmir Koçi, një kinema mes Shqipërisë dhe Europës

Fatmir Koçi është regjisor dhe skenarist shqiptar, i diplomuar për aktrim dhe regji filmi në Tiranë, ndërsa studimet i ka vijuar edhe në Gjenevë. Në një karrierë të shtrirë në film artistik dhe dokumentar, ai ka ndërtuar një filmografi që e ka çuar kinemanë shqiptare në një sërë festivalesh ndërkombëtare.

Filmat e tij janë prezantuar në festivale si Venecia, Kanë, Roterdam, Stamboll, Selanik, Athinë, Montreal dhe Palm Springs, si edhe në programin New Directors/New Films të MoMA në Nju Jork.

Në veprat e Koçit rikthehen tema të lidhura me Shqipërinë bashkëkohore, historinë e saj dhe raportin me Europën dhe hapësirën mesdhetare. Filmat “Tirana Viti Zero”, “Amsterdam Express”, “Koha e kometës”, “Elvisi kthehet në shtëpi” dhe “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare si Variety, The New York Times, Cahiers du Cinéma, Le Monde dhe La Repubblica.

Mes veprave të tij më të njohura është “Tirana Viti Zero”, i cili u përzgjodh në konkurrimin Cinema del Presente në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 2001 dhe më pas në New Directors/New Films të MoMA. Filmi fitoi gjithashtu çmimin Golden Alexander në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut.

Me “Koha e kometës”, Koçi vijoi trajtimin e historisë shqiptare përmes një narrative të vendosur në një periudhë të rëndësishme të vendit. Filmi u vlerësua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës dhe u përzgjodh në festivale në Montreal, Selanik dhe Palm Springs.

Ndër filmat e tij më të fundit janë “Elvisi kthehet në shtëpi” dhe “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, ndërsa në vitin 2025 ka realizuar “Lady D”.

Koçi ka punuar gjithashtu në dokumentarë, ku përfshihen “Golden Ice-Cream”, “SuperBalkan” dhe “Alternative Head”. “SuperBalkan” u vlerësua me Grand Prix në DokumentArt International Film Festival në Gjermani, ndërsa “Alternative Head” mori disa çmime në festivale europiane të videos dhe dokumentarit.

SKEDA TEKNIKE

Filmi: Amsterdam Express
Regjisor: Fatmir Koçi
Producent: Fatmir Koçi
Aktor: Blerim Destani
        : Flonja Kodheli 
        : James Biberi         
Aktori mbështetës: Agim Biberi
Aktorja mbështetëse:Rajmonda Bulku
Skenarist: Fatmir Koçi, Jonathan Preece
Kineast: Enzo Brandner
Kompozitor: Jonathan Preece
Montazh: Max Vonk
Inxhinier: Jaim Sahuleka
Dizajner e kostumeve: Stela Laknori
Kohëzgjatja: 93 min
Gjuha: Shqip

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.