Detaji që tërhoqi vëmendjen/ Dua Lipa vendos flamingo në hyrje të Sunny Hill

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka nisur ditën e djeshme në Prishtinë edicioni i VII  i festivalit “Sunny Hill”, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, që ka sjellë në skenë artistë ndërkombëtarë dhe atmosferën karakteristike të krijuar nga themeluesja e festivalit, ylli i muzikës pop Dua Lipa.

Përveç performancave dhe pranisë së shumë emrave të njohur, vëmendjen e fansave e ka tërhequr edhe një detaj i veçantë në hapësirat e festivalit. Në hyrje është vendosur një flamingo dekorative rozë,  duke u bërë një nga elementët më të fotografuar nga pjesëmarrësit.

Ky detaj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim publik që ta lidhë këtë zgjedhje artistike me ndonjë simbolikë tjetër, përfshirë protestat e zhvilluara në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ku flamingoja është përdorur nga si simbol.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.