Ambasada detyron BBC-në të korrigjojë titullin diskriminues ndaj shqiptarëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një reagim zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka sjellë korrigjimin nga BBC të titullit të një artikulli që, sipas institucionit shqiptar, stigmatizonte një komunitet të tërë për veprimet e disa individëve.

Artikulli i publikuar nga BBC më 24 korrik mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), një formulim që i atribuonte veprimet e tre personave një kombësie të tërë.

Pas ndërhyrjes së Ambasadës së Shqipërisë në Londër, BBC ndryshoi titullin e artikullit, duke e zëvendësuar me formulimin “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), duke e individualizuar përgjegjësinë tek personat konkretë të përfshirë në rast.

Në reagimin e saj, Ambasada shqiptare falënderoi qytetarët shqiptarë që ngritën zërin kundër stereotipeve dhe përgjithësimeve të pabazuara në media, duke theksuar se një debat publik i drejtë duhet të mbështetet në fakte dhe jo në paragjykime.

“Kur një çështje penale ka të bëjë me individë të caktuar, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive”, theksoi Ambasada, duke nënvizuar se etiketimi i një kombi të tërë për veprimet e disa personave dëmton imazhin e mijëra shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë me ndershmëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada bëri të ditur se do të vijojë të reagojë në çdo rast kur qytetarët shqiptarë apo Shqipëria trajtohen në mënyrë të padrejtë, diskriminuese apo përmes stereotipeve në media.

Sipas saj, respekti për të vërtetën dhe dinjitetin e çdo komuniteti përbën jo vetëm një standard të gazetarisë profesionale, por edhe një vlerë themelore të një shoqërie demokratike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.