Doganierët grekë në grevë, Kakavija bllokohet për katër orë të hënën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë do të jetë e pakalueshme për automjetet për katër orë, paraditen e së hënës, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve doganorë të palës greke.

Sipas njoftimit të Degës Doganore Kakavijë, ndërprerja e përkohshme e lëvizjes do të zgjasë nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), periudhë gjatë së cilës autoritetet greke do të pezullojnë procesimin doganor në pikën kufitare.

Si pasojë, kalimi i automjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje, do të jetë i pezulluar deri në përfundim të grevës.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin kalimin nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00–11:00, ditën e hënë, për të evituar pritjet dhe bllokimet e mundshme.

Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë këtij orari ose të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.