SHBA/ Rikthehet edicioni i dytë i Festivalit të ushqimit shqiptar në Filadelfia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia organizon edicionin e dytë të Festivalit të Ushqimit Shqiptar, një aktivitet i dedikuar promovimit të traditës, kulturës dhe shijeve të kuzhinës shqiptare në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Festivali do të zhvillohet të dielën, më 27 shtator 2026, nga ora 11:00 AM deri në 6:00 PM, në qendrën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në adresën 3322 Willits Rd, Philadelphia, PA 19136.

Ky aktivitet synon të bashkojë familjet shqiptare, miqtë e komunitetit dhe bizneset që operojnë në fushën e gastronomisë dhe tregtisë ushqimore, duke krijuar një hapësirë ku traditat shqiptare të kuzhinës të prezantohen dhe të shijohen nga të gjithë.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë gatimet tradicionale shqiptare dhe produktet e tyre, ndërsa vizitorët do të shijojnë ushqime të larmishme, muzikë dhe një atmosferë festive për të gjitha moshat.

Përmes këtij aktiviteti, Shoqata “Bijtë e Shqipes” synon të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare, të forcojë lidhjet brenda komunitetit dhe të mbështesë bizneset shqiptare në Filadelfia dhe më gjerë.

Shoqata fton të gjithë individët, familjet dhe bizneset e interesuara që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Bizneset ose individët që dëshirojnë të marrin pjesë në festival duhet të regjistrohen paraprakisht me një tarifë pjesëmarrjeje.

Për regjistrime dhe informacion të mëtejshëm, të interesuarit mund të kontaktojnë Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.