Një emër shqiptar i është shtuar listës së shkencëtarëve më të vlerësuar në Shtetet e Bashkuara. Nikolla Qafoku është zgjedhur anëtar i Washington State Academy of Sciences (WSAS), institucioni që mbledh figurat më me kontribut të shkencës dhe teknologjisë në shtetin e Uashingtonit.
Qafoku është Chief Scientist dhe Laboratory Fellow në Pacific Northwest National Laboratory dhe njëkohësisht Profesor i Asociuar në Universitetin e Uashingtonit, në Departamentin e Inxhinierisë Civile dhe Mjedisore.
Sipas njoftimit zyrtar të Akademisë, ai u vlerësua për udhëheqjen e tij shkencore dhe kontributet e qëndrueshme në shkencën e tokës, bujqësinë dhe gjeoshkencat mjedisore, si dhe për punën në kërkimin bazë e të aplikuar, mësimdhënie, mentorim dhe shërbim ndaj komunitetit shkencor.
Washington State Academy of Sciences shpalli këtë javë 30 anëtarët e rinj për vitin 2026, të zgjedhur nga vetë komuniteti shkencor i Akademisë. Mes tyre janë emra të njohur nga University of Washington, Washington State University dhe Pacific Northwest National Laboratory, ndërsa Nikolla Qafoku përfaqëson komunitetin shqiptar në këtë elitë shkencore.
Ceremonia zyrtare e pranimit të anëtarëve të rinj do të zhvillohet më 8 tetor 2026 në Seattle.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.