“Ylberi 2026” shndërron Santa Sofia d’Epiro-n në galeri arti në qiell të hapur

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga 27 korriku deri më 2 gusht 2026, rrugët e Santa Sofia d’Epiros, një prej qendrave më të rëndësishme arbëreshe në Kalabri, do të shndërrohen sërish në një galeri të hapur arti, me rikthimin e festivalit ndërkombëtar Ylberi, i cili këtë vit vjen në edicionin e tij të gjashtë.

Me moton “Të jetosh do të thotë të ndihesh kudo si në shtëpi”, festivali do të sjellë një javë të mbushur me murale, biseda artistike, muzikë live, punëtori krijuese dhe aktivitete që bashkojnë artin bashkëkohor me identitetin dhe kulturën lokale.

Edicioni i sivjetshëm do të bëjë bashkë artistë nga Italia, Brazili dhe Kosova, të cilët përmes gjuhëve të ndryshme artistike do të lënë gjurmën e tyre në hapësirat publike të Santa Sofia d’Epiros, duke krijuar vepra që dialogojnë me historinë, komunitetin dhe traditën arbëreshe.

Mes emrave pjesëmarrës është artistja nga Kosova Lebibe Topalli, e cila në krijimtarinë e saj vendos në qendër identitetin, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore. Punimet e saj frymëzohen nga simbolet tradicionale dhe rrënjët e komuniteteve, duke trajtuar tema si përkatësia, feminiteti dhe vazhdimësia ndërmjet brezave.

Në Ylberi 2026 do të marrin pjesë gjithashtu edhe artistët Hanna Lucatelli, Tony Gallo, Castellaura, Edoardo Ettorre dhe Tin Head, duke e bërë këtë edicion një takim ndërkombëtar të gjuhëve të ndryshme artistike.

Prej gjashtë vitesh, festivali ka kontribuar në transformimin e Santa Sofia d’Epiros në një pikë referimi për artin urban bashkëkohor në Itali, duke kthyer muret e fshatit arbëresh në hapësira dialogu, reflektimi dhe krijimtarie. Çdo vepër e realizuar gjatë festivalit mbetet pjesë e peizazhit urban, duke e pasuruar identitetin kulturor të komunitetit.

Edicioni i gjashtë i Ylberit zhvillohet nën kurimin artistik të Gulìa Urbana dhe është pjesë e projektit “EducArt Bashkë – Comunità e Multiculture”, i financuar nga Presidenca e Këshillit të Ministrave të Italisë – Departamenti për Politikat e Familjes, në kuadër të programit kombëtar “Educare in Comune”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.