Diaspora në Atdhe përmes artit: Librand Dhrami çel ekspozitën personale në Vlorë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Lefteri Metkaj
Në Qendrën e Kulturës në Vlorë u çel ekspozita “Lashtësia Greke në Vlorë” e piktorit të mirënjohur vlonjat me banim në Athinë, Librand Dhrami (Rapushi).
Arti dhe qytetërimi i lashtë grek përmes pikturave në vaj e kishte përmbushur më së miri vlerat e kësaj ekspozite, kushtuar një teme qe lidh historinë, qytetërimin dhe artin.
Ishte kënaqësi të jem në Vlorë së bashku me përfaqësues të Bashiksë së Vlorës, me Drejtoren e Qendrës së kulturës znj. Anxhela Kapllani, me artistë , miq të artit e të piktorit, me të ftuar e me dashamirës së artit dhe të kulturës, ku u mblodhëm për të admiruar artin figurativ.
Në këtë ekspozitë ku shihet dhe nëpërmjet punimeve , çdo tabllo është një rrëfim ku përjetuam një dialog mes të kaluarës dhe të tashmes, mes historisë dhe qytetërimit të lashtë dhe shpirtit krijues të artistit.
Kjo ekspozitë në këto ditë vere është një shëtitje e këndshme mes veprave që kemi nevojë për ngjyrat e artit, për formën dhe për historinë që flasin drejtpërdrejtë me secilin prej nesh.
Autori i kësaj ekspozite, piktori ynë i nderuar Librand Dhrami , është një bir vlonjati me zemrën mbushur plot art , kulturë, patriotizëm e humanizëm,i cili këto virtyte i formoi në vendlindje por tani prej shumë vitesh jeton dhe krijon në Athinë.
Edhe larg Atdheut, ai kurrë nuk e ka shkëputur lidhjen shpirtërore me rrënjët e tij. Përmes ekspozitave dhe veprimtarive kulturore,ai ka dëshmuar një ndjeshmëri të lartë artistike dhe identitare.
Me një përkushtim të vazhdushëm ka kontribuar ndaj bukurisë së artit të pikturës, të gjuhës e letërsisë shqipe dhe të traditës sonë kulturore, të vendit ku është rritur.
Edhe në këtë ekspozitë mes koloritit tërheqës na bëri të ndjenim të gjallë jo vetëm atë që paraqet piktor Librandi të shohin sytë tanë, por na jep artin që zemra ndjen dhe mendja imagjinon. Përjetuam një ngrohtësi artistike por dhe një “dialog” mitologjik me Perënditë e Olimpit me mes të kaluarën dhe të tashmes, mes historisë dhe shpirtit artistik të artistit. Gjithashtu dhe peisazhet nga Vlora, Saranda, Pogradeci e nga trojet tona na sollën emocione të ngrira në ngjyra që më rilindën kujtime nga këto vende jo vetëm për mua por edhe për sytë e çdo vizitori.
Peneli i Librandit flet aty ku fjalët ndalen, ai ruan në tellajo kujtesën e lashtë, na zgjon emocione për historinë e Athinasë, për jetën e filozofëve të shquar Platoni, Euroditi, Praksiteli që i dhanë shekuj më parë njerëzimit dije, shkencë, kulturë,…pra me art ndërton ura mirëkuptimi mes njerëzve dhe kulturave.
Sot është një kohë ku gjithë bota por dhe bashkjetesa jonë Shqipëri-Greqi ka nevojë për më shumë lidhje të forta, arti mbetet një nga mjetet më fisnike për të afruar njerëzit, marrëdhëniet, bashkëpunimet.
Arti, na kujton se identiteti ynë ndërtohet duke njohur dhe respektuar historinë, duke vlerësuar kulturën dhe duke krijuar ura miqësie .
I shpreh urimet më të përzemërta mikut tonë , piktorit Librand Dhrami.
I uroj shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij artistike, por dhe si mësues i artit figurativ në shkollën greke ku me përkushtim kultivon dashurinë e pikturës në gjeneratat e reja.
Jam e bindur se kjo ekspozitë do të vlerësohet nga publiku edhe në ditët në vazhdim, dhe do të mbetet një dëshmi dhe kujtim i bukur i dashurisë së Librandit për artin, për qytetin tonë Vlorën , por dhe për trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore, Shqipëri-Greqi!
Suksese dhe mirënjohje kontributit juaj si vazhdues i denjë, i piktorëve tanë veteranë vlonjatë!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.