Shqiptarët e Siçlisë të shtunën në protestë: “Shqipëria nuk shitet!”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Valës së madhe të protestave dhe solidaritetit të diasporës shqiptare në mbarë botën i bashkohet zyrtarisht edhe komuniteti shqiptar që jeton në Sicili të Italisë. Të shtunën, më 13 qershor 2026, shqiptarët e ishulli zbresin në shesh për të ngritur zërin në mbështetje të protestave që po zhvillohen në atdhe.

Nën thirrjet e fuqishme “Të mbrojmë tokën tonë!” (Difendiamo la nostra terra!) dhe “Shqipëria nuk shitet!” (L’Albania non si vende!), ky tubim synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të tregojë se diaspora në Itali mbetet me sytë dhe zemrën nga vendlindja, duke kundërshtuar vendimet që prekin interesat kombëtare dhe pasuritë tona publike.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale nga organizatorët e kësaj lëvizjeje, detajet e protestës janë si më poshtë:

  • Data: E shtunë, 13 qershor 2026

  • Ora: 18:00 (Sipas orës lokale)

  • Vendi: Piazza Duomo, Barcellona Pozzo di Gotto (PG), Sicili

Organizatorët e lëvizjes u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj situatës në Shqipëri. “Mos rri në shtëpi, hajde në shesh! Merrni flamuj dhe pankarta!”, shkruhet në thirrjen e tyre drejtuar komunitetit.

Kjo protestë vjen si pjesë e një koordinimi të gjerë të diasporës shqiptare në mbarë globin, duke treguar një zgjim dhe bashkim të paprecedent të shqiptarëve jashtë kufijve, të cilët kërkojnë drejtësi, transparencë dhe mbrojtje të dinjitetit kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.